Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brightoni interesohet për Arthurin

Skuadra e Brightonit ka shprehur interesim për mesfushorin e Juventusit, brazilianin Arthur Melo ka njoftuar të hënën “The Sun”.

Bëhet e ditur se Brightoni ka nisur kontaktet me Juventusit dhe është i gatshëm që për kartonin e 26-vjeçarit të ofrojë deri në 20 milionë euro. Arthur nuk bën pjesë në planet e Juventusit dhe ekipi italian po kërkon blerës për të, duke pasur parasysh se ai ka kontratë deri në vitin 2025.

Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Barcelona, por nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij.

Edicionin e shkuar Athur ishte i huazuar te Liverpooli dhe shkaku i lëndimeve të shpeshta nuk bëri më shumë se dy paraqitje për ekipin anglez. Ai te Brightoni po shihet si zëvendësim ideal për Alexis Mac Allisterin, i cili javë më parë u transferua te Liverpooli.