Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mac Allister dëshiron t’i bashkohet Juventusit

Alexis Mac Allister

Mesfushori i Argjentinës, Alexis Mac Allister ka gjasa të mëdha të jetë përforcimi i parë i Juventusit në afatin kalimytar të janarit. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të enjten se mesfushori është i gatshëm të transferohet në Torino, pasi ka dëgjuar për interesimin e Juventusit.

Mac Allister ka kërkuar nga Brightoni ta pranojë ofertën e Juventusit, pasi dëshira e tij është që karrierën ta vazhdojë në Serie A.

Juventusi po e sheh 24-vjeçarin si përforcim të duhur për mesfushën dhe është i gatshëm të ofrojë deri në 30 milionë euro për kartonin e tij.

Mac Allister e fitoi titullin e botës me Argjentinën dhe pati paraqitje të mira në turneun e Katarit. Ai ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Këtë edicion, Mac Allister ka shënuar pesë gola në 14 paraqitje në kampionatin anglez. Te Brightoni, ai u transferua në vitin 2020 nga Boca Juniorsi.