Skuadra e Juventusit po synon transferimin e mesfushorit të Manchester Cityt, Ilkay Guendogan. “Tuttosport” bën të ditur të premten se Juventusi tashmë ka bërë gati ofertën për ta bindur Manchester Cityn në lirimin e 31-vjeçarit.
Për transferimin e Guendoganit në afatin kalimtar të janarit, Juventusi ka ofruar 20 milionë euro. Guendogan ka kontratë me Cityn deri në fund të këtij edicioni dhe gjasat janë të mëdha që në verë të mbetet si lojtar i lirë.
Ai te Juventusi po shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe ekipi italian do të bëjë të pamundurën për të siguruar shërbimet e tij. Guendogan, i cili është pjesë e Cityt prej vitit 2016, këtë edicion ka dy gola e një asistim në të gjitha garat.