Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guendogani mes Spanjës e Italisë

Barcelona dhe Juventusi po shihen si skuadra favorite për ta siguruar mesfushorin Ilkay Guendogan, i cili do të largohet nga Manchester City këtë verë.

“Daily Mail” ka shkruar se pikërisht këto dy skuadra mbeten edhe preferencat e mesfushorit gjerman për ta vazhduar karrierën.

Te City janë pajtuar me largimin e 31-vjeçarit dhe tashmë po i shqyrtojnë të gjitha ofertat për të.

Guendogan ka kontratë me Cityn deri në vitin e ardhshëm, kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 35 milionë euro.

Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2016 dhe sezonin e fundit ka shënuar dhjetë gola e ka bërë gjashtë asistime.