Barcelona do të bëjë çmos për ta afruar si lojtar të lirë mesfushorin Ilkay Gundogan gjatë afatit kalimtar të verës.
Gundogan ka kontratë me Manchester Cityn deri në fund të qershorit. 32-vjeçarit nuk i është ofruar ende kontratë e re nga drejtuesit e klubit anglez.
Interesim për futbollistin e Gjermanisë kanë shprehur edhe Galatasaray dhe Juventusi. Ai pjesë e Cityt është prej vitit 2016.