Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona, favorite për Guendoganin

Ilkay Gundogan me fanelle te Manchester cityt

Skuadra e Barcelonës po vlerësohet favorite për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Gjermanisë, Ilkay Guendogan. “Mundo Deportivo” ka shkruar të enjten se drejtuesit e Barcelonës janë në negociata me Guendoganin, i cili është i gatshëm për t’u transferuar në “Camp Nou”.

Ai do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe te Barcelona do të mund të transferohet si lojtar i lirë. 32-vjeçari këtë edicion është kapiten i Cityt, ndërsa ekipit anglez iu bashkua në vitin 2016 nga Borussia Dortmundi.

Ai me fanellën e Cityt ka fituar katër tituj kampioni të Anglisë, ndërsa këtë sezon ka tre gola e po aq asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm