Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guendogan pa vendim për të ardhmen

E ardhmja e mesfushorit Ilkay Guendogan mbetet e paqartë, pasi gjermani ende nuk ka marrëveshje me asnjë skuadër. “The Sun” ka shkruar të hënën se Guendogan nuk ka marrëveshje as me Manchester Cityn për rinovimin e kontratës, duke lënë të hapur çdo opsion të mundshëm për të ardhmen e tij.

Ai thuhet se ka refuzuar ofertën e Cityt, por edhe ofertat e skuadrave të tjera pasi nuk e ka ndërmend të marrë vendim për të ardhmen e tij deri në fund të këtij muaji. Guendogan ka kontratë me Cityn edhe këtë muaj, ndërsa interesim të madh për shërbimet e tij, kanë shfaqur Barcelona e Arsenali.

32-vjeçari është kapiten i Cityt, ndërsa këtë edicion ka 11 gola e 7 asistime në të gjitha garat. Ai është pjesë e kampionit të Anglisë prej vitit 2016, kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi.