Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali në garë për Guendoganin

Pas Barcelonës, edhe skuadra e Arsenalit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Ilkay Guendogan, bën të ditur “The Athletic” të hënën.

Guendogan ka kontratë me Manchester Cityn deri në fund të këtij edicioni, ndërsa më herët ka paralajmëruar largimin nga kampioni i Anglisë.

Ai te Arsenali po shihet si përforcim i madh për sulmin dhe ekipi nga Londra po synon ta mposhtë konkurrencën e fortë të Barcelonës.

32-vjeçari është kapiten i Cityt dhe njëri prej lojtarëve më të dalluar këtë edicion në ekip, ku ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 7 asistime në të gjitha garat.

Reprezentuesi i Gjermanisë është pjesë e Manchester Cityt prej vitit 2016, kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi.