Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona siguron Guendoganin

Mesfushori Ilkay Guendogan do të jetë pjesë e skuadrës së Barcelonës prej edicionit të ardhshëm. Mediumet spanjolle kanë raportuar të mërkurën se Barça tashmë ka siguruar shërbimet e 32-vjeçarit, i cili aktualisht është pjesë e Manchester Cityt.

Barcelona ka arritur marrëveshje personale me Guendoganin, e cila do të bëhet zyrtare në fund të këtij edicioni. Guendogan te Barcelona do të transferohet si lojtar i lirë dhe me ekipin spanjoll do të firmosë kontratë dyvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për vitin e tretë.

Guendogan ka vendosur të largohet nga City këtë verë kur edhe i skadon kontrata dhe tashmë ka njoftuar klubin anglez për arritjen e marrëveshjes me Barcelonën. Ai është kapiten i Cityt, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016 nga Borussia Dortmundi.