Ilkay Guendogan u bë transferimi i parë i verës për Barcelonën muajin e kaluar.
32-vjeçari nënshkroi parakontratë me kampionen e La Ligas, ndërsa zyrtarizimi i transferimit të tij u bë më herët gjatë këtij muaji.
Guendogan u transferua si futbollist i lirë nga Manchester City, kur i skadoi kontrata.
Ai mund të luajë në disa role në mesfushë, por në edicionin e kaluar te City, luajti si mesfushor ofenziv. Dhe ishte shumë produktiv.
“Në dy vitet e fundit kam luajtur rol më sulmues, kam krijuar shanse dhe kam shënuar gol. Ka qenë zbavitëse. Unë di si të mbrohemi mirë dhe si të sulmojmë në mënyrë efektive. Jam i gatshëm të luajë kudo që trajneri ma kërkon”, ka thënë Guendogan për faqen zyrtare të klubit.
32-vjeçari në edicionin e fundit shënoi 11 gola dhe pati shtatë asistime në 51 ndeshje në të gjitha garat me Cityn. E fitoi tripletën.