Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guendogan mund të largohet nga Barça

Mesfushori Ilkay Guendogan mund të jetë largimi i papritur nga Barcelona në fund të këtij edicioni, kanë njoftuar të martën mediumet spanjolle.

Mësohet se Guendogan nuk është aspak i kënaqur te Barcelona në të gjitha aspektet dhe për këtë arsye pritet të largohet nga klubi spanjoll.

Ai pritet së shpejti ta kërkojë largimin nga Barcelona dhe kjo duket se ka shqetësuar klubin. 33-vjeçari iu bashkua Barcelonës para fillimit të këtij edicioni si përforcim i madh dhe firmosi kontratë deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Ai u transferua si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Manchester Cityn, ndërsa këtë edicion ka 1 gol e 4 asistime në 14 paraqitje për Barçën.

Artikuj të ngjashëm