Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali pas Guendoganit

Arsenali ka vendosur ta rivalizojë Barcelonën për shërbimet e mesfushorit Ilkay Guendogan, përcjell “Daily Mail” të premten.

Mësohet se Arsenali është futur në garë për gjermanin, i cili do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta po e sheh Guendoganin si përforcim të duhur për sezonin tjetër dhe po kërkon me çdo kusht transferimin e tij në verë. Bëhet e ditur se Arsenali së shpejti do ta kontaktojë 32-vjeçarin, të cilit do t’i bëjë ofertë zyrtare për ta bindur që të transferohet në Londër.

“Topçinjtë” janë gati t’i ofrojnë Guendogananit kontratë dyvjeçare për ta mposhtur konkurrencën e fortë te Barcelonës.

Guendogan është kapiten i Cityt këtë sezon, ndërsa prej vitit 2016 luan në Angli. Këtë sezon, ai ka 4 gola, e po aq asistime në të gjitha garat.