Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni në garë për Guendoganin

Pas Juventusit, edhe Bayern Muencheni është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Ilkay Guendogan.

“Bild” shkruan të martën se Bayerni po synon transferimin e Guendoganit në fund të këtij sezoni si lojtar të lirë.

32-vjeçari ka kontratë me Manchester Cityn deri në fund të sezonit, ndërsa më herët ka paralajmëruar largimin nga ekipi anglez për verën tjetër.

Guendogan është kapiten i Cityt, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016 nga Borussia Dortmundi.

Këtë edicion, ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 14 paraqitje në të gjitha garat.