Te Manchester City po shpresojnë që kapiteni Ilkay Gundogan të mbetet pjesë e ekipit edhe pas përfundimit të sezonit aktual. BBC raporton të hënën se drejtuesit e Cityt ia kanë ofruar mesfushorit gjerman rinovimin e kontratës, pasi aktualja i skadon në verë.
Është trajneri Pep Guardiola që ka kërkuar qëndrimin e 32-vjeçarit, të cilin e vlerëson si lojtar të rëndësishëm për ekipin e tij. Më herët është raportuar se Guendogan ka vendosur të largohet nga City në fund të sezonit si lojtar i lirë dhe pritet të transferohet te Barcelona.
Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2016, kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi, ndërsa këtë sezon ka 5 gola e po aq asistime në 40 paraqitje në të gjitha garat.