Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se dëshiron që Ilkay Gundogan të mbetet në skuadër edhe pas përfundimit të këtij sezoni.
Kontrata e kapitenit me Cityn skadon në fund të kësaj kampanje, ndërsa ai ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re.
Mediat e huaja kanë shkruar në muajt e fundit se Gundogan mund të transferohet te skuadra e Barcelonës, por “Football Insider” ka shkruar të shtunën se Guardiola e do atë ende në ekip.
Gundogan në këtë edicion me Cityn ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në 46 paraqitje në të gjitha garat.