Pep Guardiola thotë se dëshiron që Ilkay Gundogan të qëndrojë në Manchester City.
Trajneri spanjoll ka bërë të ditur se dëshiron ta mbajë në skuadër mesfushorin gjerman.
“Nëse më pyet mua personalisht, në klub, unë dua Ilkay sezonin e ardhshëm këtu. Nuk ka asnjë ide, asnjë qëllim sezonin e ardhshëm që Ilkay të mos jetë këtu”, deklaroi Guardiola.
31-vjeçari ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2023.
Këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar tetë gola dhe ka bërë gjashtë asistime.
Artikuj të ngjashëm