Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gundogan shpreson të mbetet te City

Ilkay Gundogan po luan sezonin e gjashtë me Manchester Cityn. Mesfushori gjerman nuk po e mendon largimin nga klubi anglez.

Kontrata e Gundoganit me Cityn skadon në vitin 2023 dhe palët nuk kanë nisur ende bisedimet për vazhdimin e saj.

“Nuk mund të ketë një skuadër më të mirë se Manchester City për mua. Ndonjëherë do të doja të dija se në çfarë pozicioni do të luaj, por gjithmonë përpiqem të përshtatem me kërkesat e Guardiolës”, deklaroi Gundogan.

31-vjeçari këtë sezon me Cityn në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Artikuj të ngjashëm