Mesfushori i Gjermanisë, Ilkay Guendogan, është i hapur për të bërë një transferim në SHBA ose Turqi, por ai shpreson që karrierën ta mbyllë te Manchester City, shkruan “Goal”.
Guendogan ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023 dhe ka bërë të ditur se është i gatshëm për t’i nisur negociatat me klubin për vazhdimin e saj. Mirëpo City ende nuk ka dhënë sinjale dhe nuk ka nisur bisedimet me Guendoganin.
“Për shkak të rrënjëve të mia, Turqia me intereson. Por gjithashtu kam dëshirë të luaj edhe në SHBA. Megjithatë, nuk jam shumë i shqetësuar për të ardhmen time për shkak se kam kontratë me Cityn edhe një vit. Dëshira ime është që karrierën ta mbylli këtu, por do të shohim”, ka thënë Guendogan.
Mesfushori 31-vjeçar ka tetë gola e gjashtë asistime në 38 ndeshje këtë sezon për Cityn, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016 nga Borussia Dortmundi.