Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guendogan me kontratë të re te City

Mesfushori Ilkay Guendogan do ta firmosë së shpejti kontratën e re me skuadrën e Manchester Cityt.

Mediumet britanike kanë njoftuar se palët parimisht kanë arritur marrëveshjen dhe Guendogan është pajtuar me kontratën e re dyvjeçare, në të cilën do të ketë edhe rritje të pagës.

Me kontratën e re, Guendogan do të jetë pjesë e kampionit në fuqi të Anglisë deri në vitin 2025.

Aktualisht, 31-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2023 me Cityn, ekip të cilit iu bashkua në verën e vitit 2016 nga Borussia Dortmundi.

Ai ka pesë gola e katër asistime në 23 paraqitje për Cityn këtë sezon në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm