Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni në garë për Guendoganin

Bayern Muenchen është në mesin e skuadrave të interesuara për futbollistin e Manchester Cityt, Ilkay Guendogan, raporton “TZ” të enjten.

Futbollisti i Gjermanisë nuk pritet të fitojë kontratë të re nga klubi anglez, pavarësisht kontributit të dhënë te City që fitoi titullin e kampionit në Angli. Shitja e 31-vjeçarit mund të ndodhë në verën e këtij viti.

Me Cityn, ai ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Mesfushori i Gjermanisë e mbylli sezonin në Premier League me tetë gola e tri asistime.

Artikuj të ngjashëm