Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi insiston për Guendoganin

Juventusi po insiston në transferimin e mesfushorit Ilkay Guendogan në fund të këtij sezoni, ka raportuar “Tuttosport” të premten.

Bëhet e ditur se Juventusi tashmë ka nisur kontaktet me 32-vjeçarin për ta bindur që karrierën ta vazhdojë në Itali.

Guendogan në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Manchester Cityn.

Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin anglez, pasi dëshiron që të luaj diku tjetër sezonin e ardhshëm.

Guendogan është kapiten i Cityt dhe këtë sezon ka dy gola e po aq asistime në të gjitha garat. Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi dhe ka fituar katër tituj kampioni të Anglisë.