Mesfushori Ilkay Guendogan përfundimisht ka vendosur të largohet në fund të këtij sezoni nga skuadra e Manchester Cityt. “Daily Mail” ka bërë të ditur të martën se mesfushori ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në verën e ardhshme.
Thuhet se ai ka njoftuar tashmë krerët e Cityt se ka marrë vendim të largohet nga klubi si lojtar i lirë. 32-vjeçari është kapiten i Cityt dhe njëri prej lojtarëve kyç të trajnerit Pep Guardiola.
Ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim këtë edicion në të gjitha garat, ndërsa është pjesë e Cityt prej vitit 2016.
Raportohet se Guendogan sipas të gjitha gjasave karrierën do ta vazhdojë në Itali.