Mesfushori Ilkay Guendogan ka vendosur përfundimisht të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata.
“Daily Mail” raporton të premten se 31-vjeçari ka refuzuar ofertën e Cityt për rinovimin e kontratës pasi është i vendosur që karrierën ta vazhdojë diku tjetër.
Në fillim të vitit të ardhshëm Guendogani do t’i shqyrtojë të gjitha ofertat dhe thuhet se e ardhmja e tij mund të jetë në Itali apo Spanjë.
Guendogan është pjesë e Cityt prej vitit 2016, ndërsa këtë edicion po e bart shiritin e kapitenit.
Në 14 ndeshje të luajtura në të gjitha garat ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim deri më tani.
Artikuj të ngjashëm