Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guendogan mohon marrëveshjen me Barcelonën

Ilkay Gundogan me fanelle te Manchester cityt

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Guendogan, ka mohuar kategorikisht se ka marrëveshje me skuadrën e Barcelonës, shkruan “The Sun” të enjten. Kohët e fundit është raportuar se gjermani ka vendosur ta vazhdojë karrierën në La Liga dhe tashmë ka marrëveshje me Barcelonën.

32-vjeçarit i skadon kontrata me Cityn në fund të sezonit, ndërsa ka insistuar se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

“Ende asgjë nuk kam vendosur për të ardhmen time”, ka thënë Guendogan, i cili këtë sezon është kapiten i Cityt.

Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2016, ndërsa këtë edicion ka 5 gola e po aq asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm