Trajneri i Barcelonës, Xavi, kërkon transferimin e Ilkay Gundoganit në verën e këtij viti, raporton “AS” të enjten.
Gundogan nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me Manchester Cityn, skuadër me të cilën ka kontratë deri në verën e këtij viti. Ai ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Anglia.
Siç mëson gazeta spanjolle, Barcelona është e gatshme t’i ofrojë kontratë deri në vitin 2025 futbollistit 32-vjeçar.
Mesfushori i Gjermanisë pjesë e Cityt është prej vitit 2016. Po ashtu, mësohet se Gundogani dëshiron t’i bashkohet klubit spanjoll edhe me një pagë më të ulët se që e merr te City.