Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valencia me ofertë konkrete për Arthurin

Skuadra e Valencias duket se ka parakaluar Arsenalin në garën për shërbimet e mesfushorit të Juventusit, Arthur Melo.

“Tuttomercatweb” ka raportuar të mërkurën se Valencia ka bërë ofertë konkrete për mesfushorin brazilian që do të largohet nga Juventusi këtë verë.

25-vjeçari po shihet si përforcim i duhur te Valencia për sezonin e ri, pasi pëlqehet nga trajneri i ekipit nga La Liga, Gennaro Gattuso.

Valencia ka kërkuar huazimin njëvjeçar të Arthurit dhe ka ofruar të paguajë gjysmën e pagës së tij vjetore prej pesë milionë eurosh.

Po ashtu, Valencia ka kërkuar edhe opsionin e blerjes së kartonit të tij verën tjetër. Arthur ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2025.

Artikuj të ngjashëm