Skuadra e Arsenalit ka bërë gati ofertën për shërbimet e mesfushorit të Juventusit, Arthur Melo, raporton “Calciomercato” të premten.
Mësohet se për transferimin e brazilianit këtë verë, Arsenali ka ofruar 40 milionë euro pasi Arthuri pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta.
25-vjeçari do të largohet këtë verë nga Juventusi, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit italian për sezonin e ri.
Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025, por në dy sezonet e kaluara në Torino nuk ka bindur me paraqitjet e tij.
Në edicionin 2021/22, Arthur pati vetëm një asistim në 31 ndeshje.