Skuadra e Arsenalit nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Brazilit, Arthur Melo raporton “Tuttomercatoëeb” të hënën. Mësohet se londinezët së shpejti do t’i nisin negociatat me skuadrën e Juventusit për transferimin e Arthurit në verë.
Në fakt, Arsenali ishte pranë transferimit të 25-vjeçarit në janar të këtij viti, por marrëveshja dështoi në çastet e fundit. Braziliani ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025 por nuk ka arritur të adaptohet në ekip prejse iu bashkua nga Barcelona në vitin 2020.
Ai ka vetëm një asistim në 28 ndeshje për Juventusin këtë edicion.
Artikuj të ngjashëm