Ekipi nga Premier League, Arsenali, nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Juventusit, Arthur Melo. Të martën, u raportua se ekipi nga Londra, së shpejti do ta kontaktojë Juventusin në lidhje me Arthurin, i cili është i gatshëm të largohet nga ekipi italian.
Në fakt, Arthur ishte pranë kalimit tek Arsenali në afatin kalimtar të janarit, por kalimi i tij u pengua nga Juventusi që vendosi ta mbajë të paktën deri në fund të sezonit.
Braziliani 25-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025, ndërsa ka një asistim në 26 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm