Ekipi nga Premier League, Evertoni, po konsiderohet favorit për transferimin e mesfushorit Arthur Melo nga Juventusi, përcjell “Football-Italia” të hënën.
Bëhet e ditur se Evertoni është në negociata me Juventusin dhe marrëveshja mund të arrihet brenda pak ditësh.
Evertoni po e kërkon huazimin e Arthurit me detyrim të blerjes dhe braziliani është i gatshëm të transferohet në Angli, pasi nuk bën pjesë në planet e Juventusit.
26-vjeçari ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025, ndërsa po kërkohet edhe nga Sportingu i Lisbonës dhe Lyoni.
Artikuj të ngjashëm