Manchester City është afër ta transferojë sulmuesin e Borussia Dormtundit, Erling Haalandin.
Mediat gjermane kanë bërë të ditur se klubi anglez është pranë marrëveshjes me norvegjezin.
Drejtuesit e klubit anglez thuhet se i kanë ofruar kontratë pesëvjeçare norvegjezit për të bindur të transferohet në “Etihad”.
Për Haalandin interesim kanë shprehur edhe Real Madridi, Barcelona e PSG-ja.
Haaland ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024.