Real Madridi ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Sipas “Sport”, drejtuesit e klubit spanjoll do të tentojnë transferimin e norvegjezit gjatë kësaj vere.
Por madrilenët duhet të mposhtin konkurrentin Manchester City për t’i siguruar shërbimet e Haalandit.
Dortmundi për ta liruar Haalandin po kërkon mbi 100 milionë euro.
Haaland ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2024.