Erling Haaland po shihet si transferim i madh te Real Madridi për sezonin e ardhshëm. Kjo edhe është arsyeja që Reali po bën gati një ofertë të re për ta bindur norvegjezin që të transferohet në Spanjë, ka shkruar “Marca” të hënën.
Te Reali ka optimizëm për të siguruar shërbimet e Haalandit, i cili në fillim të këtij muaji ka refuzuar ofertat e Manchester Cityt dhe Unitedit.
Haaland 21-vjeçar këtë verë pritet të largohet nga Borussia Dortmundi, ekip që po kërkon mbi 100 milionë euro për kartonin e tij.
Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2024, kurse këtë edicion ka shënuar 23 gola në 25 paraqitje.