Real Madridi nuk do të transferojë sulmues të ri për ta zëvendësuar Karim Benzeman sezonin e ardhshëm, pasi po planifikon ofertë për Erling Haalandin e Manchester Cityt në verën e vitit 2024, ka njoftuar “AS” të enjten.
Reali do të ofrojë 180 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e norvegjezit prej edicionit 2024/25. Sulmuesi 22-vjeçar para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Cityt nga Borussia Dortmundi dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2027.
Haaland po shkëlqen këtë edicion edhe me fanellën e Cityt, pasi ka shënuar 14 gola në dhjetë ndeshje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm