Sulmuesi Erling Haaland mund të largohet nga Manchester City pas vetëm një sezoni.
“Marca” të premten ka raportuar se Real Madridi është futur fuqishëm në garë për shërbimet e norvegjezit. Madje, thuhet se madrilenët po synojnë transferimin e Haalandit këtë verë.
Haaland po shihet te Reali si përforcim i madh për sezonin tjetër dhe klubi spanjoll po bëhet gati të paguajë klauzolën e lirimit të tij. Haaland ka kontratë me Cityn deri në vitin 2027 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 180 milionë eurosh.
22-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Cityt nga Dortmundi dhe po shkëlqen këtë sezon tek ekipi anglez.
Në 34 ndeshje të luajtura deri më tani, Haaland ka realizuar 33 gola, ndërsa më herët ka pranuar se ëndërron të luajë për Real Madridin në të ardhmen.