Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City në negociata me Haalandin për kontratën e re

Erling Haaland

Manchester City është në negociata me sulmuesin Erling Haaland për rinovimin e kontratës aktuale. “Daily Mail” ka thënë se palët mund të arrijnë marrëveshjen deri në fund të këtij muaji, pasi City po insiston ta “blindojë” sulmuesin norvegjez. Është trajneri Pep Guardiola që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta sigurojnë Haalandin për një periudhë edhe më afatgjate.

Kontrata aktuale i skadon Haalandit në vitin 2027, ndërsa City i ka ofruar rinovimin deri në vitin 2029 me kushte të reja. Mësohet se atij i është ofruar pagë javore prej 400 mijë eurosh plus bonuset për ta bindur që ta rinovojë kontratën.

Te City kanë ndërmarrë këtë veprim pasi kanë mësuar se interesim për 23-vjeçarin kanë treguar edhe Real Madridi e PSG-ja. Haaland vitin e shkuar iu bashkua Cityt dhe në edicionin e tij të parëm shënoi 52 gola në 53 paraqitje. Këtë edicion ai ka 8 gola në 11 ndeshje në të gjitha garat.