Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City ia ofron Haalandit rinovimin e kontratës

Pas raportimeve të fundit se Real Madridi po bën gati ofertën për Erling Haalandin, ka reaguar skuadra e Manchester Cityt. Kampioni i Anglisë i ka ofruar sulmuesit norvegjez rinovimin e kontratës për ti dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij. Mësohet se palët janë në negociata, por ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje në parim.

Me rinovimin e kontratës, Haaland do të mbetej pjesë e Cityt deri në vitin 2028 dhe do ta kishte opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Kontrata aktuale, i skadon 23-vjeçarit në vitin 2027.

Haaland iu bashkua Cityt në vitin 2022 dhe në edicionin e tij të parë fitoi “tripletën” me ekipin anglez. Edhe këtë edicion, Haaland ka treguar paraqitje të mira, ku ka shënuar 19 gola në 22 ndeshje.