Sulmuesi i Norvegjisë, Erlind Haaland, është i kënaqur me Manchester Cityn. Menaxheri i sulmuesit, Rafaela Pimenta, ka refuzuar të publikojë përmbajtjen e kontratës që ka Haalandi me Cityn.
Mediume të ndryshme kanë raportuar se Haalandit do t’i hiqet klauzola në vitin 2024 për skuadrat e interesuara nga jashtë Anglisë. Interesim për Haalandin ka shprehur Real Madridi.
“Kontrata e Erlingut dihet nga Manchester City, babai i tij dhe unë. Unë, klubi dhe lojtari jemi të gjithë në të njëjtën barkë. Jemi të kënaqur me përvojën që jetojmë së bashku”, ka thënë Pimenta.
Sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar 17 gola në 18 ndeshje në të gjitha garat. Ka kontribuar po ashtu edhe me katër asistime.
Artikuj të ngjashëm