Sulmuesi Erling Haaland e ka përshkruar sezonin e Manchester Cityt si shumë të dobët dhe të mërzitshëm, por ende shpreson që të fitojë trofe.
24-vjeçari pritet të jetë i gatshëm për lojë në finalen që Manchester City e zhvillon të shtunën ndaj Crystal Palaces në “Wembley”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi mungoi shtatë ndeshje për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës, ndërsa u kthye në barazimin pa gola ndaj Southamptonit në fundjavën e kaluar.
“Sezoni ka qenë i vështirë. Nuk është mirë të humbësh kaq shumë ndeshje. Ka qenë situatë e mërzitshme. Për këtë arsye duhet ta përfundojmë mirë edicionin, me trofe të fituar”, ka deklaruar Haaland për BBC Sport të enjten.
Haalandi me Cityn ka fituar dy tituj të Premier Leagues, Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe Superkupën e Evropës, qëkur iu bashkua skuadrës në vitin 2022.