Futboll

Haalandi kthehet në stërvitje

Erling Haaland

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, është kthyer në stërvitje pas telasheve që kishte në nyjën e këmbës, shkruan BBC të mërkurën. 

24-vjeçari u lëndua në fitoren 2:1 në çerekfinale të Kupës FA më 30 mars ndaj Bournemouthit. 

Ai i ka shënuar 39 gola për klubin dhe shtetin e tij në edicionin aktual. 

Ende nuk dihet nëse Haalandi do të luajë kundër Wolverhamptonit në vikend. 

Ndërkohë, 28-vjeçari Rodri është kthyer në stërvitje më herët. 

Fituesi i “Topit të Artë” ka munguar prej muajit shtator për shkak të lëndimit të rëndë në gju.