Fituesi i Topit të Artë për vitin 2024, Rodri, është kthyer në fushën e blertë pas një kohe të gjatë. Ai është aktivizuar në minutën e 82-të të ndeshjes që Manchester City po e luan ndaj Bournemouthit. E zëvendësoi Erling Haalandin.
City ka pasur edicion dëshpërues, ndërsa prej arsyeve kryesore u vlerësua mungesa e Rodrit. Pep Guardiola nuk ka mundur ta zëvendësojë atë.
Për shkak të një lëndimi në gju, mesfushori spanjoll nuk ka luajtur prej 22 shtatorit të vitit të kaluar.
VIDEO:
Rodri ready to return and getting some of Guardiola's best Mr Burns baseball coach stuff. pic.twitter.com/PjZk386ndL
— Dom Farrell (@DomFarrell1986) May 20, 2025
Dy fitore për Cityn të martën mbrëma
Rodri është rikthyer në skuadrën e Manchester Cityt, duke regjistruar paraqitjen e tij të parë që nga lëndimi i rëndë në shtator. Fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2024, u aktivizua në minutën e 82-të në ndeshjen të cilën Manchester City e fitoi 3:1 ndaj Bournemouthit.
Ndeshja City – Bournemouth i takoi xhiros së 37-të të Premier Leagues së Anglisë.
Omar Marmoush në minutë ne 14-të shënoi goli ne parë. City shënoi edhe një gol në pjesën e parë. Në minutën e 38-të, golin për 2:0 e realizoi Bernardo Silva.
Por para se Silva të shënonte golin e dytë, rast të artë lëshoi belgu, Kevin De Bruyne. Ai humbi një mundësi të shkëlqyer për të shënuar në ndeshjen e tij të fundit në “Etihad” të martën mbrëma. Ai qëlloi traversën në portën e zbrazët nga zona e gjashtë metërshit në minutën e 26-të. Ai do të largohet nga City pas përfundimit të edicionit aktual.
Golin e tretë për Cityn e shënoi Nico Gonzalez në minutën e 89-të.
Në minutat shtesë, mysafirët shënuan golin e nderit me Daniel Jebbison.
Mateo Kovaçiq u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 67-të. Me karton të kuq u ndëshkua edhe Lewis Cook i Bournemouthit. Ai u përjashtua në minutën e 73-të.
City ndeshjen e fundit e ka të dielën kundër Fulhamit në udhëtim. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola zë vendi ne tretë me 68 pikë.