Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea pas Toneyit

Forma e mirë që ka treguar sulmuesi Ivan Toney me Brentfordin këtë edicion, ka tërhequr interesimin e skuadrës së Chelseat.

“Sky Sports” njofton të hënën se Chelsea ka kthyer sytë kah sulmuesi anglez, të cilin po synon ta transferojë këtë verë.

Mësohet se Chelsea është gati të ofrojë deri në 50 milionë euro për 27-vjeçarin, i cili po shkëlqen këtë edicion me fanellën e Brentfordit.

Toney ka shënuar 20 gola në 33 paraqitje në kampionatin e Anglisë, ndërsa me Brentfordin ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Ai në muajin mars të këtij viti ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Anglisë, ndërsa po kërkohet edhe nga skuadrat e tjera të Premier Leagues.