Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Man. Utd pas sulmuesit të Brentfordit


Skuadra e Manchester Unitedit ka shprehur interesim për sulmuesin e Brentfordit, Ivan Toney, shkruan të mërkurën “Daily Mail”. Forma e mirë e 26-vjeçarit që po e tregon këtë edicion, ka tërhequr vëmendjen e “Djajve të kuq”.

Toney ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asistime në nëntë paraqitje në Premier League deri më tani. Mësohet se tek Unitedi po e shohin Toneyn si përforcim të duhur në afatin kalimtar të janarit, në të cilin pritet edhe largimi i Cristiano Ronaldos.

Për kartonin e tij, Unitedi është gati të ofrojë 40 milionë euro, duke pasur parasysh se Toney ka kontratë deri në vitin 2025 me Brentfordin. Krahas Unitedit, ai po kërkohet edhe nga Newcastle, West Hami e Leedsi.

Artikuj të ngjashëm