Arsenali ka pasur telashe me lëndime të sulmuesve në vitet e fundit. Dhe për t’u stabilizuar, është në kërkim të një sulmuesi.
Një prej lojtarëve që pëlqehet nga Mikel Arteta është sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney, ka raportuar të mërkurën “Daily Mail”.
27-vjeçari në shtatë ndeshje në Premier League ka shënuar katër gola. Ai gjatë karrierës deri më tani ka luajtur për disa skuadra angleze. Arsenali mund të jetë lëvizja e radhës për sulmuesin anglez. Ai për Anglinë ka luajtur një ndeshje në vitin e kaluar.
Toney me Brentfordin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Artikuj të ngjashëm