Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali dhe Newcastle synojnë Toneyn

Dy skuadrat elitare të Anglisë, Arsenali dhe Newcasle, synojnë transferimin e sulmuesit të Brentfordit, Ivan Toney.

27-vjeçari këtë edicion ka shënuar tri gola në katër paraqitje.

Ai me skuadrën e Brentfordit, që po ashtu merr pjesë në Premier League, ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Toney ka luajtur një ndeshje për Anglinë vitin e kaluar.

Në të kaluarën Toney ka luajtur për Newcastlen dhe synon ta kthej sërish në skuadër. Sulmuesi ka luajtur edhe në disa klube tjera angleze.