Sulmuesi Ivan Toney do të largohet nga skuadra e Brentfordit në afatin kalimtar të janarit. Mediumet britanike kanë bërë të ditur të mërkurën se Arsenali dhe Chelsea, janë ekipet që po insistojnë në transferimin e sulmuesit anglez.
Për ta lënë të lirë Toneyn, Brentfordi po kërkon 90 milionë euro pasi 27-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2025. Toney është i suspenduar për shkak të basteve dhe nuk do të mund të luajë për asnjë ekip deri në janar të vitit të ardhshëm.
Ai muajin e shkuar është rikthyer në stërvitje te Brentfordi, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020. Në 68 paraqitje në Premier League, Toney ka shënuar 32 gola.