Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Toney te Chelsea në muajin janar

Ivan Toney nuk do të mund të luajë deri në muajin janar për shkak të thyerjes së rregullave të bastvënies në Premier League.

Por, që nga e hëna ai është kthyer në stërvitje te Brentfordi dhe po përgatitet për vitin tjetër.

Megjithatë, ai mund të mos jetë te Brentfordi.

Këtë javë, trajneri Thomas Frank ka thënë se ai mund të shitet në afatin kalimtar veror.

Sipas “TalkSport”, Brentfordi ia ka caktuar Toneyt çmimin e rreth 69 milionë eurove, ndërsa Chelsea mund të jetë skuadra e tij e re.

Edhe Brentfordi kërkon 90 mln për Toneyn Sport 2 v. më parë Brentfordi kërkon 90 mln për Toneyn

Chelsea tash e një kohë të gjatë është në kërkim të tij, kanë shkruar mediumet angleze.

Toney kishte realizuar 20 gola në 33 paraqitje në Premier League, në edicionin e kaluar.