Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Toney kthehet te Anglia pas dënimit prej 8 muajsh

Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney, është kthyer menjëherë te Përfaqësuesja e Anglisë.

Ai të enjten ka qenë pjesë e listës së selektorit Gareth Southgate, për ndeshjet e muajit mars.

Toney ishte i dënuar për tetë muaj për shkak se theu rregullat e bastvënies.

Ai u kthye në fushën e lojës në janar dhe ka shënuar katër gola në nëntë ndeshje.

Në këtë muaj, Anglia luan miqësore kundër Brazilit dhe Belgjikës.

Ftesat e para për Anglinë i kanë marrë mbrojtësi i Evertonit, Jarrad Branthëaite dhe sulmuesi i Neëcastle Unitedit, Anthony Gordon.

Edhe Toney merr ftesë nga Tucheli Futboll Toney merr ftesë nga Tucheli

Edhe mbrojtësi i Liverpoolit, Joe Gomez, është ftuar për herë të parë që prej vitit 2020.

Anglia luan kundër Brazilit më 23 mars, ndërsa kundër Belgjikës më 26 mars.

Të dyja këto ndeshje luhen në “Wembley”.