Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea transferon Fofanan

Chelsea ka kompletuar transferimin e David Datro Fofanas nga kampioni i Norvegjisë, Molde.

Fofana ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Qendërsulmuesi 20-vjeçar pati paraqitje të mira me norvegjezët, duke realizuar katër gola e një asistim në 10-të paraqitje në garat evropiane.

“Përshëndetje tifozë të dashur. Jam këtu, kam arritur dhe jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë me klubin e ëndrrave të mia. Shihemi shpejt në fushë”, ka thënë Fofana për faqen zyrtare të klubit të shtunën.