Futboll

Hato i bashkohet Chelseat

Jorrel Hato

Chelsea ka transferuar reprezentuesin e Holandës, Jorrel Hato nga Ajaxi. Marrëveshja është finalizuar të dielën.

Mbrojtësi 19-vjeçar ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2032 me klubin londinez.

“Jam shumë i entuziazmuar, shumë i lumtur të jem këtu”, ka thënë Hato.

“Kam menduar shumë për të ardhmen dhe kam dashur që ta bëj hapin tjetër në karrierë. Chelsea është vendi më i mirë për mua që ta bëj këtë dhe jam shumë i lumtur”, ka theksuar futbollisti i lindur në Rotterdam,

Ai është zhvilluar te akademia e Ajaxit nga viti 2018. Chelsea ka paguar 35,5 milionë funte, pa llogaritur bonuset, për transferimin e mbrojtësit holandez. Ai është përforcimi i tetë i Chelseat këtë verë.

Chelsea tashmë ka shpenzuar 250 milionë funte për lojtarë të rinj.